
Të mjerët ata që masin e peshojnë.

Ata që kur matin prej njerëzve prej njerëzve, për vete e plotësojnë,

E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu.

A nuk e donë të tillët se kanë për t’u ringjallur?

Në një ditë të madhe,

Në ditën kur njerëzit ngriten (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.

Jo, të mos rrinë gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme).

E, ku e di ti se ç’është sixhini?

Ai është një libër i qendisur (në një qeli në fund të burgut).

Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët.

Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.

E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija.

E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thonë: “Legjenda të të parëve!”

Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.

Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre.

Pastaj ata do të hyjnë në Xhehennem.

Dhe do t’u thuhet: “Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!”

Jo, nuk janë të njejtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë!

E ku e di ti se çka është Ilijunë?

Është një llibër i qendisur qartë.