Showing 1-20 of 135 items.

Ta Ha.

Ne nuk ta shpallëm Kur’anin për të munduar ty.

Ta shpallëm vetëm këshillë (përkujtim) për atë që frikësohet.

Shpallje nga Ai që krijoi tokën dhe qiejt e lartë.

Mëshiruesi që qëndron mbi Arsh.

E Tij është çdo gjë që ekziston në qiej dhe në tokë dhe çdo gjë që gjendet në mes tyre, edhe ç’ka nën dhe.

Andaj, nëse bën shprehjen (lutjen haptazi), Ai e di të fshehtën, madje edhe më shumë se kjo.

Ai është All-llahu, nuk ka Zot pos Tij, Atij i takojnë emrat më të bukur.

A të ka ardhur ndonjë njohuri për ndodhin e Musait?

Kur ai e pa një zjarr, e i tha familjes së vet: “Rrini ku jeni, se vërejta një zjarr, e unë ndoshta do t’ju sjellë ndonjë acë prej tij, ose do të gjejë te zjarri ndonjë udhërrëfyes”.

E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirrë: O Musa!

Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva.

Unë të zgjodha ty (për pejgamber), prandaj dëgjo mirë se ç’po të shpallet!

Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje,pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua.

S’ka dyshim se momenti (kijameti) do të vijë pa tjetër, Unë gati e kam fshehë atë; (do të vijë) për t’u shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë.

Prandaj, të mos shmang ty nga kjo, ai që nuk i beson atij dhe që është dhënë pas dëshirave, se atëherë shkatërrohesh.

O Musa , ç’është ajo që e ke premtuar në të djathtën tënde?

Ai (Musai) tha: “Ai është shkopi im që të mbahem në të, dhe me të u shkund (gjethe nga drunjtë) dhenve të mia, dhe me të kryej edhe nevoja tjera.

Ai (All-llahu) i tha: “Hidh atë, O Musa!”

Ai e hodhi atë, kur ja, ai një gjarpër i madh që lëvizte me shpejtësi.