Showing 61-80 of 88 items.

O Zoti ynë, ata thonë: “Atij që na e bëri këtë, shtoja dyfish dënimin në zjarr!”

Dhe thonë: “ç’ëshë që nuk po i shohim disa burra që ne i konsideronim prej të këqijve.

E që i kemi pas marrë ata ër tallje, a mos na u ka larguar shikimi prej tyre?”

Kjo armiqësi në mes banuesve të zjarrit është e vërtetë.

Thuaj: “Unë jam vetëm këshillues, e nuk ka ndonjë zot tjetër përpos All-llahut Një, Dërmuesit.

Zot i qiejve e i tokës dhe ç’ka mes tyre, i plotfuqishmi, Mëkatfalësi”.

Thusj: “Ky (Kur’ani) është një kumtesë e madhe!”

Të cilës ju ia ktheni shpinën.

Unë nuk kam pasur kurrfarë dije për eliten e lartë (melaike) kur ata bën polemikë (rreth Ademit).

Mua nuk më shpalet tjetër vetëm se, unë nuk jam tjetër pos një tërheqës i hapët i vërejtjes!

Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë po krijoi një njeri nga balta,

dhe kur ta kem përsosur atë dhe t’i kem dhënë nga ana Ime shpirt, ju menjëherë përuljunju atij (në sexhde)”.

Engjëjt, të gjithë së bashku iu përulën,

përveç Iblisit që ishte kryelartë dhe që u bë prej jobesimtarëve.

(Zoti) Tha: “O Iblis, çka të pengoi ty t’i përulësh atij që Unë vetë e krijova? A bëre kryeneçësi, apo ke qenë prej atyre që shesin fodullëk?”

Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i miri prej tij, mua më ke krijuar nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”

(Zoti) Tha: “dil pra prej tij (prej Xhennetit), ti je i mallkuar.

Dhe largimi prej mëshirës Sime ka për të përcjellë deri në ditën e gjykimit!”

Ai tha: “Zoti im, më jep afat deri në ditën e ringjalljes!”

(Zoti) Tha: “Po, je prej atyre të afatizuarëve,