Showing 41-60 of 88 items.

Përkujto edhe robin tonë Ejubin, kur me lutje iu drejtua Zotit të vet: “Djalli më ka goditur me mundim e dhembje!”

Bjeri me këmbën tënde tokës! Ky është (ujë) i ftohtë, lahesh dhe pi.

E nga mëshira Jonë dhe mësim për ata që kanë menduar, Ne ia falëm familjen e tij dhe po aq sa ishin ata.

E, merre me dorën tënde njëdeng thupra dhe bjeri me të, e mos e thyej betimin! Vërtet, Ne e gjetëm atë të durueshëm. Sa rob shumë i mirë ishte ai dhe i kthyer te Zoti.

Përkujto robërit tanë Ibrahimin, Is-hakun, Jakubin që ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe largpamës në fe.

ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër.

S’ka dyshim se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mirë.

Përkujto Ismajlin, Eljesan, Dhelkiflin, që të gjithë prej të zgjedhurve.

Ky është një përkujtim. E është e sigurt se ata që janë të ruajtur, kanë një ardhmëri të mirë.

Xhennetet e Adnit janë me dyer të hapura për ata.

Aty do të jenë të mbështetur në kolltukë dhe të kërkojnë emë e pije të llojeve të ndryshme.

Ata kanë pranë vetes (hyri) sypërulura të një moshe.

Këto janë ato që premtoheshit për ditën e llogarisë.

Ky është furnizimi Ynë, i cili nuk ka të mbaruar.

Kjo është kështu, E, sa u përket atyre që nuk besuan, ata kanë një ardhmëri shumë të keqe,

Xhehennemin që do të hudhen në të, e sa djep i shëmtuar është ai.

Ky është ujë i valë dhe i ndyrë; le ta shijojnë atë!

I presin edhe dënime të tjera të llojllojta sikurse ai.

Ky është një grumbull që bashkohet me ju (u thonë engjëjt parisë): “Mos paqin komoditet as mirëseardhje (thonë paria)!” Ata janë që do të digjen në zjarr.

Ata (të shtypurit) thonë: “Jo, juve mos u qoftë as mirëseardhja, as komoditeti; ju jeni që na e përgatitët këtë!” Sa vendqëndrim i keq është!