Showing 21-40 of 88 items.

A të ka arritur lajmi i palëve ndërgjykuese, kur kaluan prej së larti në dhomën ku lutej.

Kur hynë te Davudi, ai u frikësua prej tyre, po ata i thanë: “Mos ke frikë, ne jemi dy palë në kundërshtim që i kemi bërë padrejtë njëri-tjetrit, ndaj gjyko me drejtësi mes nesh e mos shmang, dhe udhëzona në rrugë të drejtë”.

Ky miku im i ka nëntëdhjetë e nëntë dele, ndërsa un ë kam vetëm një dhe dhe më ka thënë: “Ma ler mua ta posedoj atë! “ Dhe më rëndoi e më mundi me fjalë!”

Ai (Davudi) tha: “Ai ka bërë padrejtë ndaj teje me kërkimin e deles tënde (për t’ia bashkuar) te delet e veta. Është e vërtetë se shumica prej otakëve i bëjnë padrejtë njëri-tjetrit, me përjashtim të atyre që kanë besuar dhe punuar vepra të mira, por të tillë janë pak!” e Davudi mendoi se Ne kemi vënë në sprovë atë, andaj kërkoi falje nga Zoti i vet, ra i përkulur dhe u pendua.

Ne atë ia falë, atijdhe ai është i afërt te Ne dhe ka përfundim (ardhmëri) të mirë.

O Davud: “Ne të kemi bërë sundimtar në tokë, e ti pra gjyko me drejtësi mes njerëzve, e mos shko pas dëshirave se ato ë shmangin prej rrugës së All-llahu. Ata që largohen prej rrugës së All-llahut i pret dënim i rëndë për shkak se e harruan ditën e përgjegjësisë”.

Ne nuk e krijuam qiellin e as tokën dhe çka ka në mes tyre, pa qëlllim (shkel e shko), ai është mendim i atyre që nuk besuan, pra dënimi me zjarr është mjerim për ata që nuk besuan.

A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojnë njësoj si të ruajturit prej të këqiave, si ata që janë mëkatarë?

(Ky është) Libër i begatshëm, Ne ta shpallëm ty këtë, që t’i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin mësim prej tij ata që kanë mend.

Ne Davudit i falëm Sulejmanin, rob shumë i mirë dhe shumë i kthyer nga Zoti.

Kur në një parambrëmje iu shfaqën atij kuaj që, kur ishin të ndalur, rrinin gatitu në tri këmbë, e ishin edhe shumë të shpejtë.

E ai tha: “Unë i dhashë përparësi dashurisë së kuajve, ndaj Zotit tim, derisa (dielli) e fsheh dhe perëndoi”.

“M’i ktheni ata mua!” Atëherë filloi t’u mësjojë këmbëve e qafave.

Ne e sprovuam Sulejmanin dhe e mbajtëm në postin e tij si një trup, e pastaj u rikthye n gjendjen në jendjen e parë.

Tha: “Zoti im, më fal (gabimin), më dhuro asi pushteti që askush pas meje nuk do të ketë; vërtet, Ti je dhuruesi më i madh.

Ne ia nënshtruam erën që, sipas urdhërit të tij, ajo të ecën lehtë dhe nga të dëshirojë ai.

Ndërsa djajtë (ia nënshtruam) për çdo ndërtim dhe zhytje në ujë.

Dhe të tjerët (djaj) që ishin të lidhur në panga.

Ky është shpërblimi Ynë, e ti dhuro ose mos dhuro, për këtë nuk përgjigjesh.

Ai vërtet ka vend të lartë te Ne dhe ardhmëri të mirë.