Showing 1-20 of 38 items.

Ata të cilët vetë nuk besuan dhe penguan edhe të tjerët nga rruga e All-llahut, Ai ua ka asgjesuar veprat e tyre.

Ndërsa atyre që besuan, bënë vepra të mira dhe atë që iu shpall Muhammedit e besuan, e ajo është e vërtetë prej Zotit të tyre, Ai atyre ua shlyen mëkatet dhe ua përmirëson gjendjen.

Kjo është kështu, ngase ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, e ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu All-llahu u sjell njerëzve shebmujt e tyre.

Pra, kur t’i takoni në (luftë) ata që nuk besuan mëshojuni në qafë (mbytni) derisa t’i rraskapitni, atëherë lidhni, e pastaj, ose lidhni ose kërkoni dëmshpërblim përderisa lufta të mos pushojë. Kështu pra, po sikur të dojë All-llahu, Ai do të hakmerrej ndaj tyre, por Ai dëshiron t’ju sprovojë njërin me tjetrin. E ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut, atyre kurrsesi nuk ua humb veprat (por ua shton).

Ata do t’i udhëzojë dhe dp të përmirësojë gjendjen e tyre.

Dhe do t’i shtie në Xhennetin, të cilin ua ka bërë të njohur atyre.

O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) All-llahun, Ai u ndihmon juve dhe u forzcon këmbët tuaja.

E atyre që nuk besuan, ata qofshin të përmbysur, Ai atyre ua ka asgjësuar veprat.

Këtë për shkak se ata e urrejtën atë që e zbriti All-llahu, prandaj atyre ua zhduk veprat.

A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shohin se si ishte mbarimi i atyre që ishin përpara tyre e që All-llahu ata i rrënoi, e edhe mosbesimtarët (mekas) i pret shembulli i tyre.

Këtë ngase All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje.

Ata që besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu do t’i shtie në Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj, e ata që nuk besuan, përjetojnë kënaqësi (në këtë jetë) dhe hanë ashtu si hanë kafshët, e veni i tyre ëshrtë zjarri.

Se sa (popullatë) qytetesh që ishin shumë më fortë se qyteti nga i cili të dëbuam ty, Ne i kemi shkatërruar dhe për ta nuk pati ndihmëtar.

A është i njejtë ai, që është i mbëhtetur në argument të qartë prej Zotit të vet, si ai që veprat e tij të këqia i janë hijeshuar dhe ndjekin epshet e veta?

Shembulli i Xhennetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm) në të cilin ka lumenju me ujë për pije, lumenj mga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar, ata kanë aty edhe gjithfarë lloj pemësh, kanë edhe falje nga Zoti i tyre (a është i njejtë) a si ai që është përgjithmonë në zjarr dhe u shuhet etja me ujë të valë që ua copëton zorrët e tyre?

Prej tyre ka asish që vijnë të dëgjojnë ty, por kur largohen prej teje, u drejtohen atyre që kanë dije e u thonë: “çka tha ai (Muhammedi) më parë?” Ata janë zemrat e të cilëve ua ka vulosur All-llahu e ata udhëhiqen pas dëshirave të veta.

Kurse ata që e gjetën rrugën e drejtë, Ai atyre u shton edhe më udhëzimin në rrugën e drejtë dhe u ofron mundësi të jenë edhe me të matur.

Po ata a presin tjetër, pos kijametit, i cili do t’u vijë befas, e parashenjat e tij tashmë kanë ardhur. E prej nga atyre këshillimi (pendimi) kur t’u vijë kijameti?

Atëherë, dije se nuk ka Zot tjeter pos All-llahut, kërko falje për mëkatin tënd, për të besimtarëve e të besimtareve, All-llahu edi për lëshimet tuaja (për vepra) dhe për vendin tuaj.

E ata që besuan po thonë: “Përse të mos shpallet një sure (që na e obligon luftën)?” E kur u shpall sureja e qartë dhe në të u përmed lufta, i sheh ata, të cilët kanë zemra të sëmura (të dyshimta), të shikojnë me një shikim si të ishin në agoni të vdekjes. I gjetë e keqja!