Showing 1-20 of 85 items.

Ha, Mimë.

Shpallja e librit është prej All-llahut, Fuqiplotit, Gjithdijshmit.

I cili fal mëkatin dhe pranon pendimin, dhe që është ndëshkues i ashpër, por edhe bamirës. Nuk ka zot tjetër përveç Atij. Te Ai është e ardhmja e çdokujt.

Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos te mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete.

Populli i Nuhut dhe grupacione pas tyre patën përgënjeshtruar përpara këtyre (idhujtarëve), dhe secili popull (që përgënjeshtroi), u përpoq ta asgjësojë të dërguarin e vet dhe luftoi me çështje të kota, ashtu me ato deshi ta likuidojë të vërtetën, e Unë i ndëshkova ata, e çfarë ishte ndëshkimi Im ndaj tyre?

Po ashtu, ka marrë fund vendimi i Zotit tënd (për dënim) kundër atyre që nuk besuan, se ata janë banues të zjarrit.

Ndërsa ata (engjëjt) që e bartin Arshin dhe ata që janë përreth tij, lartësojnë me falënderim Zotin e tyre, i besojnë Atij dhe i luten Atij t’i falë ata që besuan (duke thënë): “Zoti yna, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send, andaj falu atyre që u penduan dhe ndoqën rrugën tënde, e edhe ruaj ata nga dënimi i Xhehennemit!

Zoti ynë, shtiji në Xhennete të Adnit, të cilët ua ke premtuar, ata edhe kush ishte i mirë, prej etërve të tyre, grave të tyre dhe pasardhësve të tyre. Vërtet, Ti je ngadhnjesi, i urti!

dhe i mbron ata prej të këqiave, pse atë që Ti e mbron atë ditë prej të këqiave, Ti e ke mëshiruar atë, e ai është shpëtimi i madh”.

S’ka dyshim e ata që nuk besuan do të thirren (do t’u thuhet); “Hidhërimit i All-llahut pse u ftuat të besoni e ju nuk besuat (në dynja), është më i madh se urrejtja juaj ndaj vetes”.

Ata (jobesimtarët) thonë: “Zoti ynë, na bëre të vdesim dy herë dhe na ngjalle dy herë , e ne pranuam për mëkatet tona, pra a ka ndonjë rrugëdalje?”

ky (dënimi) është, pse kur bëhet thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!

Ai (All-llahu) është që po ua dëfton juve argumentet e veta, që ju sjell furnizim prej qiellit (shiun), por përveç atyre që janë të kthyer te Zoti, të tjerët nuk marrin mësim.

Pra, adhuronie All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, edhe pse jobesimtarët e urrejnë atë (adhurimin).

Ai (All-llahu) është i pozitës më të lartë, zoti i Arshit; Ai me urdhërin e vet ia sjell shpirtin (shpalljen) atij që do nga robërit e vet, për t’ua tërhequr vërejtjen ndaj ditës së takimit (të kijametit).

Ditës kur ata do të dalin (prej varrezave) në shesh, e All-llahut nuk mund t’i fshiheet asnjë gjë e tyrre. I kujt është pushteti sot? (bëhet pyetja). I All-llahut, i Atij që është një, i fuqiplotit (është përgjigjja)!

Sot shpërblehet secili njeri me atë që ka vepruar. Sot nuk ka padrejtësi, All-llahu llogarit shpejt.

ti tërhiqu atyre vërejtjen për ditën e kijametit,kur zemrat, të mllefosura arrijnë në fyt. Për zullumqarët nuk ka as mik e as ndërmjetsues që i shkon fjala.

Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.

All-llahu gjykon me drejtësi, ndërsa ata që adhuronin tjetër po Atij, ata nuk kanë në dorë të gjykojnë asgjë. All-llahu është Ai që dëgjon dhe sheh.