Showing 1-20 of 54 items.

Ha, Mimë.

Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur’an arabisht për një popull që di ta kuptojë.

Është përgëzues dhe qortues, po shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk dëgjojnë.

Ata thanë: “Zemrat tona janë të mbyllura nga ajo që ti na thërret dhe në veshët tanë kemi shurdhim të rëndë, kështu që nddërmjet nesh edhe ndërmjet teje ekziston një perde, prandaj, ti vepro sipas tëndës e ne vazhdojmë tonën!

Thuaj: “Unë jam vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm Zoti një, pra drejtonju Atj dhe kërkoni falje prej Tij. Për idhujtarët është mjerim i madh.

të cilët nuk ejapin zeqatin dhe mu ata e mohojnë botën tjetër.

Nuk ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, kanë shpërblim të përhershëm.

thuaj: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve!

Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)”

Mandej e mësyu qiellin (krijim e qiellit) e ai ishte tym (mmjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe tokës i tha: “Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dyja thanë: “Po i qasmi me dëshirë!”

Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell icaktoi atë që i nvojitej. Qiellin më të afërt (të dynjasë) Ne e stolisë me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktm i plotfuqishmit, i të dijshmit.

Në qoftë se ata nuk përgjigjen, ti thuaj: “Unë tërhoqa vërejtjen e një rufeje (dënimi), si rrufeja e Adit dhe Themudit!”

Kur atyre u erdhën të dërguar nga të gjitha anët, i këshilluan: “Të mos adhroni tjetër po vetëm All-llahun”, ata thanë: “Sikur Zoti ynë të kishte dëshiruar (ta dëgjonim) do të dërgonte engjëll, e kësaj m çka jeni dërguar ju, ne nuk i besojmë!”

Sa i përket Adit, ata pa pasur kurrfarë të drejte, u treguan mendjemdhënj ndaj banorëve në tokë dhe thanë: “Kush ka fuqi më të fortë se ne?” A nuk e diten ata se All-llahu, i cili i krijoi ka fuqi më të fortë se ata?! Ata mohuan argumentet tona.

Andaj Ne kundër tyre lëshuan një erë shumë të ftohtë gjatë disa ditëve fatzeza për t’u dhënë të pëjetojnë dënimin nënçmuesnë jetë e kësaj bote, ndërsa dënimi në botën tjetër do të jetë edhe më i shëmtuar dhe ata nuk do të ndihmohen.

Sa i përket Themudit. Ne atyre u patëm treguar rrugën e drejtë, por ata megjithatë më shumë e deshën verbërinë, andaj ata i kapi tmerri i dënimit të turpshëm për shkak të asaj që vepruan.

Ndërkaq, Ne ishpëtuam ata që kishin besuar dhe që ishin të ruajtur.

E ditën kur armiqtë e All-llahut tubohen për në zjarr dhe ata janë të rrethuar.

E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar.