Showing 1-20 of 129 items.

Denoncim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij ndaj idhujtarëve me të cilët ju patët lidhur kontratë (kumtesë për shkeputjen e marrëveshjes).

Pra, ju (idhujtarë) qarkulloni nëpër tokë (lirisht) katër muaj, e dine se fuqinë e All-llahut nuk mund ta bëni të paaftë dhe se All-llahu mposhtë mohuesit.

Dhe (ky është) një kumtim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij, drejtuar gjithë njerëzve në ditën e haxhit të madh, se All-llahu është tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i dërguari i Tij. Po, nëe pendoheni, do të jetë më mirë për ju, e nëse ia ktheni shpinën (rrugës së drejtë), ta dini se nuk mund t’i shpëtoni (ndjekjes së) All-llahut. E, ti përgëzoji ata që mohuan me një dënim të padurueshëm.

Pos atyre idhujarëve me të cilët keni lidhur marrëveshje, e të cilët nuk ju kanë shmengur asgjë dhe nuk e kanë ndihmuar askënd kundër jush, pra, edhe ju përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e caktuar. S’ka dyshim se All-llahu i do të devotshmit.

E kur të kalojnë muajtë e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t’i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshrues.

E nëse ndokush prejidhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t’i dëgjojë fjalët e All-llahut (Kur’anin(, e mandej në vendin e tij të sigurt. Këtë ngase ata janë popull që nuk e dinë (të vërtetën e fesë islame).

Si mund të kenë udhujtarët besë (marrëveshje) te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje pranë xhamisë së shenjtë (Qabes), e derisa ata i përmbahe (marrëveshjes) përmbahuni edhe ju. All-llahu i do ata që ruajnë besën.

Si (mund të kenë besë) ata të cilët nëse ju mundin, nuk përfillin ndaj jush as farefisni dhe as marrëveshje. Ata ju bëjnë lajka me fjalët e tyre kundërshtojnë ngase shumica e tyre janë besëthyes.

Ata i shkëmbyen ajetet e All-llahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.

Ata nuk respektojnë te asnjë besimtarë as farefisninë as marrëveshjen; si të tillë janë përdhunues.

Po, nëse ata pendohen,e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe. Ne sqarojmë agumentet për ata njerëz që kuptojnë.

E nëse ata thyejnë zotimet e tyre pas marrëveshjes, ofendojnë fenë tuaj, atëherë luftoni krerët e mohuesve. Ata vërtet nuk kanë besë, luftoni që të frenohen (nga krimi e fyerja).

Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimete veta dhe tentuan të dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t’i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë.

Luftoni ata, All-llahu i dënon dhe i mposht ata nëpërmjet jush, e juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë.

dhe Ai mënjanon brengat nga zemrat e tyre. All-llahu ia pranon pendimin atij që do. All-llahu i di të fshehtat, me urtësi zgjidh çështjet.

A mos menduat se do të mbeteni anash (pa u pravuar), e pa u sqaruar te All-llahu ata që luftuanprej jush dhe, përpos All-llahut, pos të dërguarit të Tij dhe pos besimtarëve, nukmorën ndonjë të jashtëm mik intim. All-llahu e di hollësisht atë që bëni ju.

Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhaminë e All-llahut, duke qenë se vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë mohues. Të tillëve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr.

E drjtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).

A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdestarinë ndaj xhamisë së shenjtë, si besimin e atij që i besoi All-llahut dhe ditës së fundit dhe që luftoi në rrugën e All-llahut? Jo, ato nuk janë të barabarta te All-llahu. Popullin mizor All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë.

Ata të cilët besuan, migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut, ata kanë pozitë më të larët te All-llahu dhe vetëm ata janë fatlumë.