Showing 1-20 of 182 items.

Pasha të rradhiturit (melaiket), që në rreshta (safa) qëndrojnë.

Dhe nxituesit, që me nxitim shtyjnë.

Dhe pasha lexuesit, që lexojnë përkujtimin.

Është e vërtetë se Zoti juaj është vetëm Një.

Zot i qiejve dhe i tokës e çka ka mes tyre dhe Zot i lindjeve (të yjeve).

Vërtetë, Ne kemi stolisur qiellin më të afërt (të dynjasë) me bukurinë e yjeve.

Dhe me mbrojtje prej çdo djalli të prishur.

Ashtu që nuk mund të përgjojnë parinë më të lartë (engjëjt më të zgjedhur), pse gjuhen me shkëndija nga të gjitha anët.

Ata janë të përzënë dhe do të kenë një dënim të përhershëm.

Përveç atij që rrëmben vrullshëm, po atë e ndjek ylli që e djeg.

Ti pra, pyeti ata (idhujtarët): a janë ata krijesë më e fortë, apo çka Ne krijuam. Ne i krijuam ata prej një balte që ngjitet.

Por ti je i habitur, e ata tallen.

E kur këshillohen, ata nuk marrin parasysh këshillën.

E kur shohin ndonjë mrekulli, ata nxitin në përqeshje.

Dhe thanë: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër vetëmn se magji e kulluar.

A, pasi të vdesim ne, të bëhemi dhe e eshtra të kalbur a do të ringjallemi?

A edhe të parët tanë të herëshëm?

thuaj: “Po, bile ju do të jeni të nënçmuar!”

Ajo do të jetë vetëm një britmë, kur që, ata të ngritur shikojnë.

E thonë: “O, të mjerët ne, kjo është dita e gjykimit!”