Showing 1-20 of 227 items.

Ta, Sinë, Mimë.

Këto janë ajete të librit të (të Kur’anit) qartë!

A mos do të mbysësh ti veten (Muhammed) pse ata nuk bëhen besimtarë?!

Silur të duam Ne, do të zbritnim një argument (mrekulli) nga qielli mbi ta, e që qafat e tyre do t’i rrinin përulur atij.

Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re nga Mëshiruesi, e që ata mos t’ia kthejnë shpinën.

Vërtet, ata përgënjeshtruan, por atyre do t’u vijë kobi i asaj me të cilën talleshin.

A nuk e shikuan ata tokën se sa shumë loje bimësh të dobishme bëmë të mbijnë në të?

Vërtet, në këto ka fakte (të forta), por megjithatë, shumica e tyre nuk kanë qenë besimtarë.

e s’ka dyshim se Zoti yt është Ai i Gjithfuqishmi (t’i ndëshkojë) po edhe i Mëshirshmi.

(Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: “Të shkosh te ai popull zullumqarë!”

Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)?

Ai (Musai) tha: “Zoti im, kam frikë se do të trajtojnë si gënjeshtarë.

Do të më shtrëngohet krahrori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), anaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin.

Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!”

Ai (All-llahu) tha: “Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë dhe ju ndihmojmë).

Shkoni dhe faraonit thoni: “Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve.

T’i lejosh beni israilët të vijnë me ne!”

Ai (faraoni) tha: “A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin e tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.

Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, prra ti je mohues (i të mirave që t’i bëmë).

(Musai) Tha: “E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm.