Showing 21-40 of 43 items.

Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën All-llahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.

Edhe ata që patën durim (ndaj të këqiave) për të fituar kënaqësinë e Zotit të tyre dhe që e falën namazin, dhe nga ajo me çka Ne i furnizuam ata kanë dhënë fshehtas e haptas dhe me të mirë e largojnë të keqen. Të tillët kanë përfundim më të mirë.

(përfundimi i mirë është) Xhennete të Adnit (vende të përjetshme) ku do të hyjnë ata, edhe prindërit, gratë dhe fëmijët e tyre të cilët kanë qenë vepërmirë ata do t’i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë.

(u thonë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa ërfundim i lavdishëm është ky vend.

E ata që e thyejnë besën e dhënë All-llahut pasi u patën zotuar, e këpusin atë për të cilën All-llahu ka urdhëruar të jetë e pakëputur, bëjnë shkatërrime në tokë, ata janë të mallkuar dhe ata kanë përfundim të keq.

All-llahu i ofron furnizim me bollëk atijqë do dhe ia kufizon (atij ë do). Po ata (jobesimtarët) janë të gëzuar me jetën e kësaj bote. e jeta e kësaj bote ndaj botës tjetër nuk është tjetër vetëm se një përjetim (i shkurtër).

E ata që nuk besuan (idhujtarët mekas) thonë: Përse nuk iu shpall (Muhammedit) ndonjë mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “(Iu shpall Kur’ani, por ju u verbuat) All-llahu e le të humbur atë që do, kurse atë që pendohet nga të këqiat e shpie në rrugë të drejtë.

Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun, zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.

Ata janë të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë.

Kështu, Ne të dëguam te një popull, para të cilit kauluan shumë popuj, e që t’ju komunikosh atë që Ne të shpallëm ty, sepse ata jnë duke mohuar Mëshiruesin (Zotin). Thuaj: “Ai (Rrahmani) është Zoti im, nuk ka zot tjetër pos Atij. Vetëm Atij i jam mbështetur dhe vetëm te Ai është e ardhmja ime.

Sikur të ishte ndonjë Kur’an që me të do të ecnin malet, që me të do të plasej toka, që me të do të flisnin të vdekurit (është ky)?” Jo, (ata nuk besojë) se e tërë çështja i takon vetëm All-llahut. A nuk e kanë të qartë atë që besuan se, sikur të donte All-llahu, do t’i drejtonte në rrugë të drejtë të gjithë njerëzit, por ata që nuk besuan e për shkak të asaj që bënë, do t’i godas vazhdimish fatkeqësi e kohës ose do ta rrehojë (fatkeqësia) vendin e tyre, derisa të vijë urdhëri i All-llahut (e të triumfojë islami). All-llahu nuk e thenë premtimin.

edhe me të dërguarit para teje kanë bërë tallje. Porse Unë atyre që nuk besuan u pata dhënë afat, pastaj i ndëshkova (me dënim), e çfarë ishte dënimi Im!

A është Ai që përcjell secilin njeri se ç’vepron (sikur idhujt që nuk kuptojnë asgjë)? e ata i përshkruajnë All-llahut shokë. Thuaj: “Përshkruani realitetin e tyre! A ju po e njoftoni Atë për atë (shok) kinse Ai nuk po ditka se ç’ka në tokë, apo vetëm po i emërtoni me fjalë (e ata as që ekzistojnë)? Jo, por ata që nuk besuan u duket e mirë dredhia e tyre, ndaj janë larguar nga rruga e drejtë, dhe atë që All-llahu e le të humbur, për te nuk ka udhëzues.

Ata kanë dënim në jetën e kësaj bote , e s’ka dshim se dënimi i botës tjetër është shumë i rënrë. Ata nuk ka kush t’i mbrojë prej ndëshkimit të All-llahut.

Shembulli (atributi) i Xhennetit që u është premtuar të devotshëmve është: që nën (palatet) të rrjedhin lumenj, që ushqimi në të dhe hija në të është e përhershme. ai është përjetim i lumtur i atyre që i shin ruajtur,e pëfundimi i jobesimtarëve është zjarri.

Ata të cilëve Ne u dhamë shallje, gëzohen me atë që t’u shpall ty, e ka prej grupacioneve (të besimeve të ndryshme) që mohojnë një pjesë të tij (të Kur’anit). Thuaj: “Unë jam urdhëruar që të adhuroj vetëm All-llahun, e mos t’i bëj shok Atij. Unë vetëm te Ai thërras (njerëzit) dhe vetëm te ai është kthimi im!”

Dhe ashtu, Ne e shpallëm atë (Kur’anin) kushtetutë në arabishte. e nëse ti pasi të kanë ardhur argumente të qarta, shkon pas dëshirave të tyre, ti nuk ke prej All-llahut as ndihmë as mbrojtje.

Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.

All-llahu shlyen (nga ajo evidencë) çka të dojë, e edhe forcon (çka të dojë). Vetëm te Ai është baza e librit (Levhi Mahfudhi).

Ne mund të mundësojmë ty ta shohësh atë (dënimin) që u premtojmë atyre, ose ta marrin (shpirtin) ty. Obligim yti është vetm kumtimi, kurse Jona është llogaria.