Showing 1-20 of 64 items.

(Kjo është) Kaptinë të cilin Ne e shpallëm dhe Ne e bëmë detyrim të domosdoshëm (zbatimin e dipozitave që theksohen në të) dhe Ne parashtruam në të argumente të qarta në mënyrë që të merrni mësim.

(dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t’i rrahni, secilit prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dipozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një nmër besimtarësh.

Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e lavirja me të nuk do të duhen të martohej kush pos ndonjë lavir o idhujtarë. Ajo (kurvëria ose martesa më të) është e ndaluar për besimtarët.

Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t’i rrahni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos u pranoni dëshminë më kurrë. të tillët janë të pabesueshëm.

Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet All-llahu është që shumë falë e mëshiron.

Ndërsa ata të cilët shpifin për gra të veta dhe nuk kanë dëshmitarë tjetër përveç vetes Dëshmimi i çdonjërit prej tyre është: të betohen katër herë në All-llahun se ai e thotë të vërtetën.

E pesta (herë e betimit) është: mallkimi i All-llahut qoftë mbi të, nëse gënjen.

E nga ajo (gruaja e shpifur) largohet dënimi, nëse katër herë betohet në All-llahun se ai (shpifësi) gënjen.

E pesta herë e betimit të jetë që ta godis hidhërimi i All-llahut, atë (gruan) nëse ai, ka qenë i vërtetë.

Dhe sikur të mos ishte dhurata dhe mëshira e All-llahut ndaj jush (ju do të mbarojshit). Pa dyshim Alahu pranon pendimin është i gjithëdijshëm.

S’ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e mrrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t’i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes) i takon dënim i madh.

E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të mos mendinin të mirën si për vete dhe të thonin: “Kjo është shpifje e qartë?!”

Përse ata nuk i sollën katër dëshmitarë për këtë? E derisa nuk sollën dëshmitarë, ata pra te All-llahu janë mu gënjeshtarët.

E sikur të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj jush, në këtë dhe në botën tjetër, ju do t’ju kapte dënim shumë i madh për shkak të asaj në të cilën u hudhët.

Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishit kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishe imtëssi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe.

E përse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: “Ne nuk na takon të flasim për këtë. I lartë je Ti, kjo është shpifje e madhe!”

All-llahu ju këshillon që një e tillë të mos përsëriet kurrë, nëse jeni besimtarë të denjë.

All-llahu sqaron për ju argumentet, sepse Ai është i dijshëm e i urtë.

Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk e dini.

Sikur të mos ishte mirësia e All-llahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, (do ta përjetoshit menjëherë dënimin), po All-llahu është shumë i butë, i mëshirshëm.