Showing 1-20 of 40 items.

Për çka ata i bëjnë pyetje njëri-tjetri?

Për lajmin e madh e tronditës.

Në të cilin ata janë në kundërshti.

Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë!

Përsëri Jo, se ata do ta kuptojnë!

A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),

Ndërsa kodrat shtylla?

Dhe Ne u krijuam juve në çifte.

Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.

Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobet).

Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.

Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.

Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.

Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.

Që me të të rrisim drithëra e bimë.

Edhe kopshte të dendura palë mbi palë.

S’ka dyshim se dita e gjykimit është caktuar.

Është dita që i fryhet surit, e ju vini grupe-grupe.

Dhe qielli hapet e bëhet dyer-dyer.

Dhe kodrat shkulen dhe bëhen pluhur (si valë rrezesh).