Showing 1-20 of 40 items.

Betohem në ditën e kijametit;

Betohem në shpirtin që është shumë qortues!

A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij?

Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!

Por, njeriu dëshiron të vazhdojë edhe mëtej në mëkate.

Andaj edhe pyet: “Kur është dita e kijametit?”

E, kur të merren sytë (të parët)?

E të zëhet hëna (errësohet),

Dhe të bashkohet dielli e hëna.

Atë ditë njeriu do të thotë: “Nga të iket!”

Jo, nuk ka strehim!

Atë ditë vetëm te Zoti yt është caku!

Atë ditë njeriu do të njihet me atë që çoi para dhe me atë që la prapa.

Po njeriu është dëshmitar i vetvetes.

Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta.

Ti (Muhammed) mos shqipto atë (Kur’anin) me gjuhën tënde për ta nxënë atë me të shpejtë!

Sepse Ne e kemi për detyrë tubimin dhe leximin e tij!

E kur ta lexojnë atë ty, ti përcille me të dëgjuar leximin e tij.

Dhe pastaj është obligim i yni që ta shkoqisim atë.

Jo, nuk është ashtu! Por ju jeni që e doni të ngutshmen (dynjanë).