Showing 1-20 of 52 items.

Nun, betohem në pendën dhe në atë çka shkruajnë!

Ti, me dhuratën pejgamber) e Zotit tënd, nuk je i çmendur!

Dhe se ti, padyshim do të kesh shpërblim të pandërprerë!

Vërtet, ti je në një shkallë të lartë morali!

Më vonë ti do të shohësh, edhe ata do të shohin.

Se cili prej jush është i çmendur?

S’ka dyshim se Zoti yt është Ai që e di më së miri se kush është ai që ka humbur prej rrugës së Tij dhe Ai e di më së miri për të udhëzuarit.

Andaj, ti mos u pajto me gënjeshtarët!

Ata kanë dëshirë që ti të bësh lajka.

Mos e respekto askë që betohet shumë dhe është i poshtër!

që është përgojues e ban fjalë ndër njerëz.

Shumë koprrac ndaj rrugës së mbarë, i pafrenueshëm, mëkatarë,

që është shumë i vrazhdë, më në fund edhe kopil (nuk dihet baba).

(Mos e respekto) Vetëm pse ka pasuri e djem!

Kur atij i lexohen ajetet Tona, ai thotë: “Legjenda të të parëve!”

Ne do ti dëmkosim atë në turi (në hundë).

Ne i sprovuam ata (mekasit) sikurse i kemi pas sprovuar pronarët e kopshtit. Kur u betuan se do të vjelin atë herët në agim.

E nuk thanë (kur u betuan): “Në dashtë All-llahu - inshaell -llahu!”

E, sa qenë ata fjetur, atë (kopshtin) e goditi një bela nga Zoti yt.

Dhe ai gdhiu si të ishte i vjelë.