Showing 1-20 of 44 items.

Një lutës e kerkoi dënimin e pashmangshëm,

për jobesimtarët. Atë (dënim) s’ka kush që mund ta ndalë.

Ai dënim vjen nga All-llahu, pronari ishkallëve të larta (në qiej).

Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).

Ti, pra, duro me një durim pa ankesë (të mirë).

Atyre u duket ai larg,

Kurse Neve ai na duket afër.

Dita kur qielli të bëhet si kallaji i shkrirë.

Kodrat të bëhen si leshi i lënurur.

Dhe asnjë mik nuk pyet për mikun.

Edhe pse ata shihen ndërmjet vete (edhe njihen, por ikin prej njëri-tjetrit). Krimineli dëshiron sikur të kishte paguar dënimin e asaj dite me bijtë e vet.

Dhe me gruan e vet dhe me vëllain e vet.

Edhe me të afërmit e tij që ai te ata mbështetej.

Edhe me krejt çka ka në tokë, e vetëm të kishte shpëtuar!

Jo, kurrsesi, ajo (para) është Ledhdha - flaka (emër i Xhehennemit).

Është që heq kapakët e kokës.

Që e thërret (tërheq prej vetes) atë që është zbbrapsur e larguar (prej besimit).

Dhe që ka tubuar (pasuri) dhe e ka ruajtur (fshehur).

Është e vërtetë se njeriu është i prirur të jetë i padurueshëm.

Pse kur e godit ndonjë e keqe, ai ankohet së tepërmi.