Showing 1-20 of 37 items.

Ha, Mimë.

Zbritja e librit është prej All-llahut, të gjithëfuqishmit, të urtit.

Për besimtarët ekzistojnë argumentet në qiej dhe në tokë.

Për një popull që sinqerisht është bindur ka argumente edhe në krijimin tuaj dhe na krijimin e shtazëve të përhapura.

Edhe në ndërrimin e natës e të ditës, në atë furnnizim që All-llahu e lëshon prej qiellit dhe me te, pasi të ketë vdekur e ngjall tokën; edhe në qarkullimin e erërave për një popull që logjikon ka argumente.

Këto janë fakte të All-llahut që po t’i lexojmë ty në mënyrë të saktë; cilës fjallë pra, pos fjalës së All-llahut dhe argumenteve të Tij, ata i besojnë?

Ç‘do gënjeshtar e shumë mëkatarë është i shkatërruar.

Që i dëgjon ajetet e All-llahut, të cilat lexohen, e pastaj vazhdo prapë si mendjemadh sikur nuk i ka dëgjuar ato. Atë lajmroje për një vuajtje të dhembshme.

Edhe kur të mëson diçka prej ajeteve Tona, ai i merr ato për tallje. Për të tillët pason një dënim shtypës.

Përpara tyre e kanë Xhehennemin (që i pret) dhe nuk do t’u bëjë dobi asgjë ajo që kanë fituar, e as ndihmësit që i adhuruan, pos All-llahut. Ata do të përjetjnë një dënim të madh.

Ky (Kur’ani) është një udhërrëfyes i plotë, e ata që nuk i pranuan ajetet e Zotit të tyre, i pret një dëmim më i mundimshëm.

All-llahu është Ai, që për ju e nënshtroi detin që me lejen e tij të lundrojnë anijet nëpër të, që të kërkojnë begatitë e tij; ndaj, falëderonie.

Dhe për ju nënshtroi gjithë ç’ka në qie dhe ç’ka në tokë, njëmend për njerëzit që mendojnë thellë, në to ekzistojnë argumete.

Thuaju atyre që besuan: Le t’ua falin atyre që nuk presin ndëshkimet e All-llahut (pse nuk besojnë), ashtu që Ai vetë ta dënojë një popull për shkak të veprave që bëjnë.

Kush bën vepra të mira, bën për vete, e kush bën keq, bën kundër vetes, pastaj do të ktheheni te Zoti juaj.

Ne u patëm dhënë beni israilëve librin dhe pejgamberllukn dhe aftësi për të gjykuar në mes të njerëzve, i patëm furnizuar ata me të mira dhe i patëm dalluar nga njerëzit e tjerë.

U patëm dhënë edhe fakte te qarta për çështjen e fesë. Mirëpo, për shkak të zilisë që kishin ndërmjet vete, ata u përçanë vetëm atëherë kur u erdhi dija që ta kuptojnë, s’ka dyshim se Zoti yt në ditën e kijametit do të gjykojë në mes tyre për shkaçet e përçarjes së tyre.

Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.

Ata nuk mund të mbrojnë ty për asgjë te All-llahu. Zullumqarët janë miq të njërit-tjetrit, kurse All-llahu është mbrojtës i besimtarëve të devotshëm.

Ky (Kur’ani) është dritë e dijes për njerëz, është udhëzues e mëshirë për një popull që beson bindshëm.