Showing 1-20 of 200 items.

Elif, Lamë, Mimë.

All-llahu është Një, e nuk ka të adhuruar (Zot) pos tij, është i përjetshëm mbikëqyrës.

Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që të është vërtetues i librave të mëparshme. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin.

Udhërrfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vertetës nga gënjeshtra). S`ka dyshim për se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahu është ngadhënjyes, shpagimtar.

S`ka dyshim se All-llahu nuk mund t`i fshihet asgjë në tokë e as në qiell.

Ai është që ju krijon (formon) juve në mitra ashtu si të dojë. S`ka Zot pos Tij, e që është fuqiplotë i urti.

Ai është që ta zbriti ty e që në të ka ajete të qarta dhe ato janë bazë e librit, e ka të tjerë që nuk janë krejtsisht të qarta (muteshabih). E ata, që në zemrat etyre kanë anim kah e shtrembëta, ata gjurmojnë atë që nuk është krejt qartë për të shkaktuar huti, e kinse kërkojnë komentin e tyre. Po, pos All-llahut askush nuk e di domethënien e tyre të saktë. Dijetarët e pajisur me dituri thonë: “Ne u kemi besuar atij (atyre që janë të paqarta), të gjitha janë nga Zoti ynë! Por këtë e kuptojnë vetëm ata që janë të zotët e mendjes.

“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh”.

“Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t`i tubosh njerëzit, ditë që përtë cilin nuk ka dyshim. All-llahu nuk shkel premtimin e vet.

Është e vertetë se atyre që nuk besuan nuk do t`u vlejë asgjë para All-llahut, as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata vetë janë lëndë e zjarrit.

Si gjendja e pasardhësve të faraonit dhe e atyre që ishin para tyre, që përgënjeshtruan argumentet tona, e All-llahu i shkatërroi me fajet e tyre, All-llahu ndëshkon shumë ashpër.

Thaju atyre që nuk besuan: “Do të jeni të mposhtur (ne këtë jetë) dhe do të hidheni në Xhennenem. Sa i shëmtuar është ai djep (shtrat).

Ju (jehudi) patët një përvojë të madhe në ato dy grupet që u konfrontuat ndërmjet vete, njëri grup luftonte në rrugën e All-llahut e tjetri ishte pabesimtar, dhe me shikimin e syve të tyre i shihnin se ishin dy herë më shumë se besimtarët. Po, All-llahu me ndihmën e vet përforcon atë që do. Vërtetë, në këtë është një përvojë e madhe për ata që kanë mendje të kthjelltë.

U është zbukuruar njerëzve dashuria ndaj të këndjeve prej grave, djemve, pasurisë së grumbulluar nga ari e argjendi, ndaj kuajve të stolisur, bagëtisë e bujqësisë. Këto janë kënaqësi të kësaj bote, po te All-llahu është e ardhmja më e mirë.

Thuaj: “A t’ju lajmëroj për diç shumë më të mirë se ato? Për ata që frikësohen , ata kanë te Zoti i tyre Xhennete nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përgjithmonë, kanë bashkëshorte të pastra , dhe kënaqësi nga All-llahu. All-llahu është Basir (Ai që sheh çdogjë) për robërit.

Të cilët thonë: “Zoti ynë, ne vërtet besuam, na i falë mëkatet tona dhe na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit!”

Durimtarët, të drejtit, të devotshmit, dorëdhënit, faljekërkuesit në as’har (syfyr).

All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dhe engjëjt e ata që kanë dijeni, se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit, të Urtit.

Pa dyshim feja te All-llahu është Islami. U kundërshtuan ata që u është dhënë libri, pasi që u erdhi e vërteta, nga zilia mes vete. E kush mohon argumentet e All-llahut, (le ta dijë se) All-llahu (ia) llogaritë shpejtë.

E, nëse të polemizojnë, thuaj: “Ia kam nënshtruar fytyrën (qenien) All-llahut, e edhe ithtarët e mij!” E thuaju edhe atyre që u është dhënë libri dhe analfabetëve: “A u nënshtruat?” Nëse janë nënshtruar, atëherë janë përudhur e nëse refuzojnë, vërtet ti ke (për obligim vetëm) kumunikimin; All-llahu është Basir (Ai që sheh) për robërit.