Showing 161-180 of 200 items.

Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bën hile (në ndarjen e plaçkës së luftës), ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë, pastaj secilit njeri i jepet ajo që e ka fituar, duke mos iu bërë e padrejtë.

A është i njejtë ai qëiu bind All-llahut dhe kërkoi kënaqësinë e Tij, si ai që tërhoqi kundër vetes hidhërim të madh nga All-llahu dhe e ardhmja e tij është Xhehennemi, që është përfundim shumë i keq?

Ata kanë dallim te All-llahu, e All-llahu she shumë mirë ata që veprojnë.

Është e vërtetë se All-llahu u dha dhurataë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi ityre dërgoi të dërguarqë atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe sheriatin, edhepse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.

E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënëatë dyfish (armikut në bedër), thatë: “Prej nga kjo?” thuaj: “Ajo është nga vetë ju!” S’ka dyshim se All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo send.

Ajo që ju goditi juve ditën eballafaqimit të dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për t’u dalluar besimtarët e sinqert.

Dhe, për t’u ditur ata që ishin hipokritë. E atyre u është thënë: “Ejani e luftoni në rrugën e All-llahut ose mbroni vetën!” E ata thanë: “Sikur të dinim se do të luftohej, ne do të vinim pas jush!” Në atë moment ata ishin më afër mosbesimit se besimit. Flisnin me gojët e tyre atë që uk e kishin në zemrat e tyre, po All-llahu edi mirë për atë që fshehin.

Dhe ata që nuk luftuan dhe atyre të vetëve u thanë: “ Sikur të na dëgjon neve (e të ktheheshin siç u kthyem ne ), nuk do të mbyteshim!” thuaju: “Largoie pra vdekjen prej vetes suaj, nëse jeni të sigurt çka thoni?”

Kurrsesi të mos mendoni se janë të vdekur ata që ranë dëshmorë në rrugën e All-llahut. P ërkundrazi, ata janë të gjallë duke u ushqyer te Zoti ityre.

Janë të gëzuar me atë që u dha All-llahu nga të mirat e Tij, dhe atyre që kanë mbetur ende pa i bashkuar rradhëve të tyre, u marrin myzhde se për ta nuk ka as frikë dhe as që kanë pse të brengosen.

Ata janë të gëzuar me begati e dhurata që ua dha All-llahu, e s’ka dyshim se All-llahu nuk ua humb shpërblimin besimtërëve.

Të cilët edhe pasi i goditi plaga iu përgjegjën All-llahut dhe të dërgurit. E për ata prej tyre që bënë, mirë dhe u rujtën, është një shpërblimi madh.

E atyre (shokëve të pejgamberit) që dikush u tha : “Populli (idhujtaët( është tubuar t’ju sulmoja, pra kini frië!” Ajo, vetëm u a shtoi edhe më shumë besimin e thanë e thanë: “Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!”.

Dhe atë pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga Allhu dhe e arritën kënaqsinë e Tij All-llahu është dhurues i madh.

P atë (propagndë) e bëri vetëm shejtani që dëshironte me miqtë e vet (idhujtarët), t’ju friksojë, poju mos u frikësoni prej tyre, frikësomënu Mua, nëse jeni besimtar.

E ty të mos të brengosin ata që përpiëen për mosbesim, ata kurrsesi nuk mund të dëmtojnë asgjë All-llahun. All-llahu me urtësinë e vet dëshiron që atyre të mos u takojë kurrfarë e mire në botën tjetër dhe ata kanë një dënim të madh.

Ata që në vend të besimit pranuan kufrin, nuk i bëjnë asgjë dëm All-llahut, ata ipret një dënim i idhët.

Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata ipret një dënmim nënçmues

All-llahu nuk ju zblon juve të fshehtat (e të dini se ç’mbajnë në zemrët e tyre). Por All-llahu është Ai që nga të dërguarit e vet zgjedh atë që do (e i zbulon ndonjë të fsehtë). Prandaj, bsoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij, e në i besofshit dhe nëse ruheni, atëherë ju keni një shpërblim të madh.

Ata, të cilët bëjnë koprrraci me atë nga të mirat e veta u dha All-llahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo, ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka, All-llahu është i njohur mirë më atë që veproni.