Showing 141-160 of 200 items.

Dhe që All-llahu t’i pastrojë besimtarët, ndërsa gradualisht t’i shkatërrojë mosbesimtarët.

A mos menduat ju se do të hyni në Xhennet e All-llahu pa i ditur (pa u vërtetua në praktikëse prej jush kanë luftuar, dhe pa u ditur cilët prej jush ishin të durueshëm.

Ju ishit ata që dëshironit vdekjen para se të ballafaqoheshit me te. Ja pra, atë e patë dhe e shikuat me sytë tuaj.

Muhammedi nuk është tjetër vetëm se i dërguar. Edhe përpara tij pati të dërguar (që vdiqën ose u vranë). E nëse ai vdes ose mbytet, a do të ktheheshit ju prapa (nga feja ose lufta)?E kushdo që kthehet prapa, ai nuk i bën dëm All-llahut aspak, kurse All-llahu Ne do t’i shpërblejë mirënjohësit.

Askuh nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botes tjetër, edhe atij do t’ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t’i shpërblejmë.

E sa pejgamberë pati qësë bashku me të luftuan turma të mëdha besimtarësh dhe për atë që i goditi në rrugën e All-llahut, ata nuk u dobësuan dhe nuk u përulën. All-llahu i do durimtarët.

Fjala e tyre nuk ishte jetër pos vetëm: “Zoti ynë, na i falë mëkatet tona dhe lëshimet në punët tna dhe na forco në vendet tona (në luftë), nduhmona kundër popullit jobesimtar!”

Ndaj All-llahuua u dha atyre shpërblimin e kësaj bote dhe shpërbllimin më të mirë të botës tjetër; All-llahu i do punë mirët.

O besimtarë, nëse u nënshtroheni jobesimtarëve, ata ju kthejnë prapa aty ku ishit (në kufër) dhe atherë do të jeni të humbur.

Sepse vetëm All-llahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më imiri ndihmës.

Ne do të mbjellim frikën në zemrat e atyre që nuk besuan sepse ata All-llahut i trillojnë e imveshin zota të tjerë, duke mos pasur për të kurrëfar fakti, ndaj vendbanimi i tyre do të jetë xhehnemi. Sa i shëmtuar është vendi i mizorëve.

All-llahu përmbushi premtimin e vet ndaj jush, ngase me vullnetin e Tij i korrët ata (me shpata) deri kur u dobësuat dhe u përçatë ndërmjet vete, në çështjen e vendit (që u pat caktuar Pejgamberi) dhe pasi vrejtët atë që e dëshironit (prenë e luftës ), e atëherë kundërshtuat (urdhërin e Pejgamberit). Pati prej jush që e deshën këtë jetë (ata që u ngutën pas presë) e pati prej jush që e deshtën botën tjetër. Pastaj, për t’ju sprovur u zmbrapi juve nga ata. Po All-llahu u fali juve; All-llahu është dhurues i madh ndaj besimtarëve.

Dhe kur largoheshit e nuk përfillshit as njëri-tjetrin, ndërsa i dërguari ju thërriste mbrapa. Atëherë u goditi me dëshprim për dëshprim (që i shkaktuat Pejgamberit), ashtu që mos pikëlloheni për atë që u shpëtoi (preja e luftës) e as për atë që u goditi. All-llahu është i njohur hollësisht me atë që veproni.

Mandej, pas asaj tronditjeje tërëndë, Ai u lëshoi sa për qetësim, një kotje (gjumi të lehtë) që i kaploi një grup prej jush, kurse një grup i kishte preokupuar vetëm çështja e vetvetes. Ata formuan bindje të padrejtë ndaaaaj All-llahut, bindje injorante, e thonin: “ Ne nuk kemi në dorë asgjë nga kjo çështje!” Thuaj: “E tërë çështja është vetëm në duar të All-llahut!” Ata fshehin në vetvete atë që uty nuk ta shprehin. Thonin : “Sikur ne të kishim diçka në dorë në këtë çështje, ne nuk do të mbyteshim këtu!” Thuaj: “Edhe sikur të ishit në shtëpitë tuaja, atyre që është caktuar mbytja (vdekja), do të dilnin në vendin e flijimit të tyre!” Në mënyrë që All-llahu të provojë atë që është në zemrat e tuaja (sinqeritetin, ose hipokrizinë) dhe që të pastrojë atë që është në zemrat tuaja. All-llahu i di shumë mirëtë fshehtat në zemrat.

Vërtet, ata që u zbrapsën prej jush ditën e ndeshjes së dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë në Uhud), ata vetë djalli i shtyri të rrëshqasin me disa punë të tyre që i bënë, po All-llahu ua fali atyre gabimin; All-llahu është mëkatfalës dhe i butë.

O besimtarë, mos u bëni si ata që nuk besuan dhe, për vllezërit e tyre që kishin dalë në udhëtim (tregtie e gjallërimi) ose që kishin shkuar në luftë thonin: “ Sikur të kishin ndejtur pranë nesh (e të mos dilnin), atë (bindje), All-llahu ua bëri një dëshprim në zemrat etyre. Pse All-llahu ë është Ai që jep jetë dhe jep vdekje dhe All-llahu sheh atë që ju punoni.

E sikur të ishit mbytur në rrugën e All-llahut, ose t’u kikshte zënë vdekja, do të gëzonit falje e mëshirë prej All-llahut që është shumë më e dobishme se ajo çka ata grumbullojnë.

158-159. Ti ishe ibutë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atherë mbështetu në Allhun, se All-llahu ido ata që mbështeten.

158-159. Ti ishe ibutë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atherë mbështetu në Allhun, se All-llahu ido ata që mbështeten.

Nëse All-llahu dëshiron t’ju ndihmojë, s’ka kush që mund t’ju mposhtë, e nëse Ai iu lë pa ndihmë, atherë kush është ai pas Tij, që dot’jundihmojë? Pra vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët.