Showing 121-140 of 200 items.

Përkujto (O i dërguar) kur dole nga familja jote që t’ua përcaktosh besimtarëve vendet për luftë, e All-llahut është që dëgjon (fjalët) dhe që kupton (qëllimet).

Kur dy grupe prej jush gati u treguan të dobëta, po All-llahu ishte që u ndihmoi atyre (që të mos largoheshin), andaj besimtarët le t’i mbështeten vetëm All-llahut.

All-llahu u ndihmoi juve në Bedr kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.

Kur ti u thoshe besimtarëve: “A nuk është mjaft për ju që Zoti juaj t’ju vazhdojë ndihmën me tre mijë engjëjt e zbritur?”

Po, nëse jeni të qëndrushëm e të matur, e ata (armiqtë) t’ju vinë tash në këtë momoent, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar.

E atë(ndihmë) All-llahu nuk e bëripër tjetër por vetëm për t’ju gëzuar dhe me të të qetësojë zemrat tuaja, përndrushe ndihma vjen vetëm prej All-llahut, ngadhënjyesit, të urtit.

(u ndihmoi) Që ta këpusë një grup nga ata që nuk besuan (duke i mbytur a zënë rovër), ose për t’i demoralizuar dhe ashtu të kthehen të dëshpruar.

Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t’u pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë ata,në të vërtetë ata janë zullumqarë.

Vetëm e All-llahut është gjithç’ka në qiej e në tokë, Ai i fal atij që do dhe Ai dënon atë që do. All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.

O ju të clët besuat, mos e hani kamaatën që po e shumë fishoni dhe kini frikë (dënimin e) All-llahut ashtu që të gjeni shpëtim.

Dhe ruajuni zjarrit që është përgaditur për pabesimtarët.

E bindjuni All-llahut dhe të dërguarit, ashtu qëtë mëshiroheni.

Dhe ngutuni (me punë që meritoni) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe për në një Xhennet, gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe e tokës, i përgatitur për të devotshmit.

Të cilët japin kur janë shlirë edhe kur janë në vështirësi dhe që e frenojnë mllefin, që u falin (keqen) njerëzve, e All-llahu i do bamirësit.

Edhe ata të clët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetës së tyre, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kushi i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në ata që kanë punuar (në të keqen).

Shpërblimii të tillëve është falja nga Zoti i tyre dhe Xhennetet nëpër të cilët rrjedhin lumenj e aty do rrijnë përgjithmonë. a i mirë është shpërblimi i atyre që punojnë.

Përpara jush kanë kaluar ppopujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj, udhtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që përgenjeshtruan.

Ky (Kur’ani) është sqarim për njerëzit, është dhëzim dhe këshillë për të devotshmit.

E mos u dobësoni (fizikisht0 dhe mos u dëshproni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqert.

Në qoftë se juve u preku çka u dhemb (në Uhud). edhe atë popull (armikun) e pat prekur dhembje si kjo e juaja (në Bedr. Ne, këto ditë i ndrrojmë (u japim në përdorim) mes njerëzve për t’u ditur te All-llahu ata që besuan dhe për t’i zgjedhur disa prej jush për dëshmorë (ose dëshmues). All-llahu nuk i do zullumqarët.