Showing 101-120 of 200 items.

Si bën të mos besoni, kr juve janë duke iu lexuar (duke iu shpallur) ajetet e All-llahut dhe kur në mesin tuaj gjendet i derguari i Tij? E kush i përmbahet fesë së All-llahut, ai padyshim është i udhëzuar në rrugën e drejtë.

O ju që besuat, kinie frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!

Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani!Përkujtomie nimetin e All-llahut ndaj jush, kr ju(para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua shqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.

Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillët janë ata të shptuarit.

E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh.

Në ditën kur ka fëtyra që zbardhen dhe ka fytyra që nxihen. E për sa u përket atyre fëtyrave që janë nxirë u (thuhet): “A edhe pasbesimit tuaj u bëtë pabesimtarë? Vuanie pra, dënimin për shkak se ishit që nuk besojshit!”

Ndërsa atyre që u janë zbardhur, ata janë në mëshirën (Xhennetin) e All-llahut dh aty janë përgjithmonë.

Ja, këto që po t’i lexojmë ty janë argumentet e sakta të All-llahut. E All-llahu nuk është ai që e do padrejtsinë për njerëz.

Të All-llahu jaë ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë dhe vetëm te All-llahu kthehen çështjet.

Je jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqia dhe të besoni në All-llahun. E sikur ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, por shumica e tyre janë larg rrugës së Zotit.

Ata kurrsesi nuk mund t’ju sjellin ndonjë dëm jve, përveç ndonjë shqetësimi, po edhe në ju luftofshin, ata do të zmbrapsen prej jush. Mandej ata nuk janë të ndihuar.

Atyre (jehudive) u është vënë njollë e nënçmimit kudo që të gjenden, vetëm nëse kapen për litarin (fenë) e All-llahut dhe kthehen në besën e njerëzve (të muslimanëve), ata kanë shkaktuar kundër vetes përbuzje nga All-llahu, andaj atyre u është shtar shtypja e mjerimi. Këtë për shkak se ata i mohonin argumentet e All-llahut, i mbytnin mizorisht pejgamberët dhe për shkak se kundërshtonin (udhëzimet e Zotit) dhe tejkalonin (çdo normë njerëzore).

Ata (ithtarët e librit) nuk janë të njejtë. Nga ithtarët e librit ka që janë në rrugë të drejtë, gjatë natës lexojnë ajetet e All-llahut duke u lutur.

I besojnë All-llahut dhe së ditës, këshllojnë për të mirë dhe largojnë nga të dobishme, edhe ata janë prej të mirëve.

E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumë mirë të devotshmit.

S’ka dyshim se atyre që nuk besuan, nuk do t’u bëjnë dobi ndaj (dënimit të) All-llahut as pasuria e as fëmijët e tyre. Ata janë banues të zjarrit dhe aty janë përgjithmonë.

Shembulli i asaj që ata e japin në këtë jetë (për t’u lavdëruar e për e përmendur) është si i një erë me breshër që godet dhe shkatërron të mbjellat e një populli që e ka lëshuar rrugën në dëm të vetes. All-llahu nuk u bëri zullum atyre, por ata ishin që i benë të padrejtë vetes së vet.

O ju që besuat, mos i zini për miq të ngushtë të tjerët jashtë mesit tuaj, ata nuk pushojnë së bepruari në dëm tuajin, u dëshirojnë çka u mundon juve. Urrejta kundër jush duket nga gojët e tyre, por ajo që fshehin në tyre, është edhe më e madhe. Ne pra, u kemi sqaruar faktet nëse ju i kuptoni.

Ja, ju (muslimanë) jeni që i doni ata, e ata nuk u duanjuve. Madje ju i besoni librat në tërësi (të gjitha shpalljet), e kur u takojnë thonë:”Ne kemi besuar!” e kur veçohen,ata mllefi kundër grisin majet e gishtrinjve. Thuaju: “Vdisni me atë mllef tuajin!” All-llahu i di shumë mirë se çka mbajnë (të fshehtat) zemrat e tyre.

Nëse ju përjetoni ndonjë të mirë, ata i dëshpron ajo, e nëse u godet ndonjë e keqe, ata gëzohen për atë. Po, në qoftë se ju bëhi të durueshëm dhe ruheni (mëkateve), dinakëria e tyre nuk do të t’u dëmtojë aspak. Është e sigurt se All-llahu e ka në dorë atë që punojnë ata.