Showing 41-60 of 200 items.

Ai (Zekirjaja) tha: “Zoti im më jepë mua një shenjë!” Shenja e jote - tha Ai - është që tri ditë nuk do të mund t’u flasësh njerzve, pos me gjeste (mimikë),e ti përmende shumë Zotin tënd dhe madhëroje mbrëmje e mëngjes!”

Përkujto kur engjujt i thanë:”Oj Mejreme, All-llahu të dalloi ty (me besim e karakter), dhe të lartësoi mbi gratë e botës.

Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen!

Këto janë nga lajmet e fshehta (të hershme) që po t’i shpallim ty. Ti nuk ishe ndër ta kur i hidhnin shortet se kush prej tyre do të bëhej kujdestar i Mejremes, nuk ishe pranë tyre as kur ata ziheshin mes vete.

Përkujto kur engjujt i thanë: “Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit).

E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit.

Ajo tha: “Zoti im, si mund të kemë unë djalë e mua s’më ka prekur njeriu (nuk jam e martuar)? Ai (All-llahu) tha: “Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështe, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet.

Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin.

Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i sheroj të verbërit, të sëmurit ne lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut ngjalli të vdekurit: unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpiat tuaja. Vertetë, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë.

Dhe (kam ardhur) që t’ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t’ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra kinie frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua.

All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhuronie Atë; kjo është më rrugë e drejtë!

E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllmin që ta mbysin), tha: ‘Kush janë ndihmëtarët e mij për në rrugë të All-llahut?’ Havarijunët thanë: ‘Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, nei besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)!

Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë)!’

E, ata (jehudië) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundëvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi.

(Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: ‘O Isa, Unë po të marr ty, po të ngris te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t’i ngrisë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit , pastaj vetëm te Unë është kthimi juaj, Unë gjykuj mes jush për atëqë kudështoheshit.

Për sa u përket atyre që nuk besuan, Unë do t’i ndëshkoj me një ndëshkim të ashpër në këtë botë dhe në botën tjetër,dhe ata nuk do të kenë ndihmëtarë.

E për sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, atyre u japë shpërblim të plotë. All-llahu nuk i do të padrejtit.

Këto që po t’i lexojmë ty (o i dërguar) janë nga ajetet, janë nga Kur’ani i pa të meta (i rrezistueshëm).

Vërtet, qështja e Isait (të lindur pa baba) te All-llahu është sikurse qështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha “Bëhu!” ai u bë.

E vërtetëështë (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u bën nga ata që dyshojnë.