Showing 1-20 of 99 items.

Elif, Lam, Ra. Këto janë ajetet e librit, të Kur’anit të plotkuptueshëm.

Ata që nuk besuan shpeshherë do të kishin dëshiruar të kishin qenë myslimanë.

Leri (Muhammed) ata, të hanë, të dëfrehen dhe t’i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë.

Ne nuk kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) ndryshe vetëm në afatin e tij të caktuar.

Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin evet e as ta shtyjë për më vonë.

Dhe ata thanë: “O ti që t’u shpall përkujtimi (Kur’ani), me të vërtetë ti je çmendur!”

Përse nuk na erdhe me enjëj (që të vërtetojnë) nëse je i sinqertë?

Ne nuk i dërgojmë engjëjt (u përgjigjet Zoti) ndryshe vetëm kur duhet (kur e kërkon urtësia e Zotit) dhe atëherë ata nuk aftizohen.

Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij.

Ne përapara teje kemi dërguar të dërguar në grupet e popujve të hershëm.

E atyre nuk u erdhi asnjë nga të dërguarit, e të mos talleshin me të.

Ja kështu e fusim atë në zemrat e kriminelëve (mosbesimin - talljen).

Ata nuk e besojnë atë (Kur’anin). Po ligji (i dënimit) ndaj popujve më të hershëm tashmë është i provuar (se si i shkatërroi Zoti).

Edhe sikur Ne t’u hapnim atyre në qiell dhe të ngjiteshin vazhdimisht lart në të (e të shihnin engjëjt e fshehtësitë).

Ata gjithqysh do të thonin: “Neve na janë ndalë sytë (të pamët). Jo, ne jemi njerëz të magjepsur.

Ne në qiell kemi krijuar galaksione yjesh dhe atë (qiellin) e kemi zbukuruar për ata që e shikojnë me vëmendje.

Dhe atë (qiellin) e kemi ruajturprej çdo djalli të mallkuar.

Përveç atij që vjedh (përgjon) çka dëgjohet, po edhe atë e kapë ylli i zjarrtë (e djeg).

E tokën e kemi shtruar dhe në të kemi vuar kodra dhe kemi bërë që në të të mbijnë bimë të caktuara të të gjitha llojeve.

Dhe Ne ju krijuam juve në te jetesën (mjetet për jetë) e edhe tyre për të cilët ju nuk jeni furnizues.