Showing 1-20 of 52 items.

Momenti i katastrofës së përgjithshme (kijameti).

ç’është kijameti?

çka të mësoi ty se ç’është kijameti?

Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (kijametin).

Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme.

Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme.

Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishi trupa hurmash të zgavëruara.

A e sheh prej tyre ndonjë që ka mbetur?

Erdhi faraoni dhe ata që ishin para tij si dhe të përmbysurit (fshatrat e popullit të Lutit), me punë të gabuara.

Ata kundërshtuan të dërguarin e Zotit të tyre, e Ai i dënoi ata me një dënim edhe më të madh (prej dënimeve të mëparshëm).

Pasi që uji pat vërshuar, Ne ju bartëm në anije.

Për ta bërë atë (ngjarje) përkujtim për ju dhe për ta ruajtur atë veshët që janë përkujtues.

E kur të fryhet në surë një e fryeme.

Dhe të ngrihen toka e kodrat e t’i mëshojnë njëra-tjetrës me një të goditur.

Në aë kohë ndodh e vërteta (kijameti).

E qielli çahet, pse ai atë ditë është i raskapitur.

Dhe engjëjt qëndrojnë në skajet (anët) e tij, e atë ditë, tetë (engjëj) e bartin mbi vete Arshin e Zotit tënd.

Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji.

Kujt t’i jepet libri i vet nga e djathta e tij, ai do të thotë: “O ju, qe, lexonie librin tim!”

Unë kam qenë i bindur se do të jap llogarinë time.