Showing 1-20 of 78 items.

O ju njerëz, ruanu dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.

Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjini dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër.

Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështje rreth All-llahut, pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo djall të mbrapshtë.

Ai (djalli) është gjykuar ta humbë dhe ta orientojë në vuajtje të zjarrit të madh, atë që i miqësohet atij.

O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t’ju sqarojmë. Ne e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e thatë-të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme.

Këtë (e themi për ta ditur) se All-llahu është Ai i vërteti dhe se Ai ringjallë të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo send.

Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri do t’i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit).

E ka ndonjë prej njerëzve që bën polemikë rreth çështjes së All-llahut, duke mos patur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi dhe kurrfarë libri të besueshëm.

Ai që shtrembron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t’i humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t’i takojë poshtrimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do t’ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).

Këtë për shkak të asaj ë bënë duart tua, ndërsa All-llahu nuk është zullumqar ndaj robërve.

Ka nga njerëzit që adhuron Alahun me mëdyshje (luhatshëm) nëse e gode ndonjë e mirë aii qetësohet më të, po nëse e godet ndonjë e pamëndshme, ai kthehet në fytyrën e vet të vërtetë (të mëparshme), ai e ka humbur këtë dhe jetën tjetër e ky është ai dështimi i qartë.

Ai në vend të All-llahut lut atë që nuk mund t’i bëjë as dëm as dobi. Edhe kjo është ajo humbja pambarim.

Lut atë që dëmin e tij e ka më afër se dobinë e tij. Sa ndihmëtar e shok i keq qenke (do t’i thotë atij adhuruesi në ditën e kijametit).

Ata të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, All-llahu do t’i vejë në Xhennete, nën të cilët rrjedhin lumenj. S’ka dyshim, All-llahu punon atë që dëshiron.

Kush mendon se All-llahu nuk do ta ndihmojë atë (Muhammedin) në këtë dhe në tjerën jetë, ai le të ngrehet me ndonjë mjet deri në qiell e le ta këputë (ndihmën), e le të shikojë se a po ia largon mjeshtëria e tij atë që po e mllefos.

Dhe kështu Ne e zbritëm këtë (Kur’anin) plot me argumente të qarta, dhe se All-llahu vë në rrugë të drejtë atë që do.

Është e sigurt se All-llahu do të bëjë dallimin (do të gjykojë) në ditën e kiametit në mes atyre që ishin besimtarë (myslimanë) dhe të atyre që ishin jehudi, sabejë, të krishterë, zjarrputistë, idhujtarë. All-llahu di dhe vështron çdo gjë.

A nuk e di për All-llahun se Atij i nënshtrohet (i bën sexhde) kush është në qiej, edhe kush është në tokë, edhe në dielli, edhe kodrat, edhe bimët edhe shtazët, e edhe shumë njerëz, po shumë janë që dënimi është meritë e tyre. Atë që e poshtëron All-llahu nuk ka kush që mund të bëjë të ndershëm. All-llahu punon atë që dëshiron.

Këta janë dy kundërshtarë (grupe kundërshtarësh: besimtarë dhe jobesimtarë) që janë zënë rreth Zotit të tyre; e atyre që nuk besuan, u qepën rroba prej zjarri e u hudhet uji i valë mbi kokat e tyre.

Që me atë u shkrihet krejt çka në barqet e tyre e edhe lëkurat.