Showing 61-78 of 78 items.

Këtë (ndihmë) e bën ngase All-llahu (fuqiplotë) është Ai që fut natën në ditë e ditën në natë (dke shkurtuar njërën e zgjatur tjetrën). All-llahu me të vërtetë dëgjon (thëniet) e sheh (punët).

Kjo ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtetë Ai i larti, i madhi.

A nuk e di se All-llahu e lëshoi shiun prej qiellit, e toka agon e gjelbëruar, vërtet, All-llahu është i kujdesshëm, mirënjohës.

Vetëm e Tij është çka ka në tokë, All-llahu është Ai që s’ka nevojë për asgjë, është i plotfuqishmi i falënderuari.

A nuk sheh se All-llahu nënshtroi çdo gjë që gjendet në tokë, për të mirën tuaj, Ai nënshtroi anijet që sipias dëshirës së Tij të lundrojnë në det. Ai mban qiellin të mos bjerë në tokë po nëse dëshiron Ai. S’ka dyshim se All-llahu është mirëbërës, mëshirues ndaj njerëzve.

Ai u dha jetën, u bën të vdisni, e pastaj ju ringjall. Vërtet, njeriu është përbuzës.

Secilit popull ne i dhamë ligj (fetar) që ata të veprojnë sipas tij, pra le të mos polemizojnë (popujt tjerë) me ty për këtë çështje (për çështjen e shtetit islam), e ti thirri te Zoti yt, se pa dyshim ti je në rrugë të drejtë.

E nëse ata të kundërshtojnë ty, ti thuaju: “All-llahu e di më së miri për këtë që ju po veproni.

All-llahu do të gjykojë mes jush në ditën e kijametit për atë që kundërshtoheshit.

A nuk e ke ditur se All-llahu di çka ekziston në qiell e në tokë, e tërë ajo është e shënuar në libër, ajo për All-llahun është shumë lehtë.

Ata (idhujtarët) adhurojnë në vend të All-llahut (idhuj) për të cilët nuk u ka ardhur kurrfarë fakti dhe nuk kanë dije, pra për idhujtarët nuk ka ndonjë ndihmëtar.

E kur u lexohen atyre ajetet tona të qarta, në fytyrat e atyre që nk besuan u vëren urrejtje. Gati u vërsulen atyre që ua lexojnë ajetet tona. Thuaj: “A t’u tregoj për një më të keqe se kjo?” Zjarri, të cilin All-llahu e caktoi për ata që nuk besuan”. Sa i keq është ai vend ku do të shkojnë.

O ju njerëz, ja një shembull veni veshin pra: Vërtet ata që po i adhuroni në vend të All-llahut, ata nuk mund të krijojnë asnjë mizë, edhe nëse tubohen të gjithë për të, e po ashtu, nëse miza ua rrëmben atyre ndonjë send, ata nuk do të mund ta shpëtojnë atë prej saj. I dobët është edhe lutësi edhe i luturi.

Ata nuk madhëruan All-llahun me madhërinë e Tij të vërtetë, që meriton, All-llahu është ifuqishëm, ngadhnjyes.

All-llahu zgjedh të dërguar prej egjëjve dhe prej njerëzve, All-llahu dëgjon e sheh.

Ai e di atë që punuan më parë dhe atë që do të punojnë më vonë ata, dhe të gjitha çështjet i kthehen vetëm All-llahut.

O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhuronie. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.

Luftoni me një luftë të denjë për hir të All-llahut, se Ai ju zgjodhi ju (ju përcaktoi për të luftuar për rrugën e TIj) dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi, në fenë e babait tuaj, Ibrahimit. Ai edhe më parë, e edhe ky (Kur’ani) ju quajti myslimanë, për të qenë i dërguari ëshmitarë juaji dhe për të qenë ju dëshmitarë ndaj njerëzve, pra falni rregullisht namazin, jepni zeqatin, përmbahuni me All-llahun se Ai është ndihmëtari juaj. Sa mbrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.