Showing 41-60 of 78 items.

(Ai ndihmon) Ata të cilët kur Ne u mundësojmë vendosjen në tokë, e falin namazin, japin zeqatin, urdhërojnë për të mirë dhe largojnë prej të keqes. All-llahut i takon përfundimi i çështjeve.

Po edhe nëse të përgënjeshtrojnë ty, para tyre patën përgënjeshtruar edhe populli i Nuhut, Adi dhe Themudi.

Edhe populli i Ibrahimit dhe populli i Lutit.

Po edhe banorët e Medjenit. Qe përgënjeshtruar edhe Musai; e Unë jobesimtarëve u pata dhënë afat, më pastaj u dhashë dënim, e çfarë ishte ai dënim Imi? (Ua ndryshova gjendjen në të keq).

E sa fshatra që ishin zullumqarë i shkatërruam Ne, e ato janë të rrënuara mbi kulmet e tyre dhe sa bunarë kanë mbetur shkretë e sa pallate të larta!

A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kuptojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? pse në të vërtet sytë nuk verbërohen, por verbërohen zemrat në krahrorë.

Ata kërkojnë prej teje t’ua ngutësh dënimin, po All-llahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt është sa njëmijë vet, si llogaritni ju.

Shumë fshatra që ishin në rrugë të gabuar, Unë ua pata shtyrë dënimin në një kohë, e pastaj i zura me dënim dhe fundi i tyre është te Unë.

Thuaj: “O ju njerëz, unë jam për t’ua tërhequr haptazi vërejtjen.

E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, do të kenë falje (të mëkateve), furnizim të begatshëm (në Xhenne).

Ndërsa, ata që u përpoqën t’i mposhtin argumentet Tona, të tillët janë banes të Xhehennemit.

Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos ia pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e All-llahu asgjëson atë që hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe rregullon çështjet.

E për a bërë atë (dyshim) që djalli e hedh si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata, që i kanë të zemrat e shtangëta. S’ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pambarim.

E, edhe për ta vërtetuar të dijshmit se me të vërtetë ai (Kur’ani) është vërtetë prej zotit tënd dhe kështu t’i besojnë atij (Kur’anit) dhe (zemrat e tyre) të bindën ndaj tij. E All-llahu patjetër do t’i udhëzojë ata që besuan 9përqafuan) në rrugë të drejtë.

Ata që nuk besuan janë vazhdimisht në dyshim për të (për Kur’anin), derisa t’u vijë kijameti befas ose t’u vijë dënimi i ditës së pafrytshme.

Atë ditë i tërë sundimi i takon vetëm All-llahut, Ai gjykon mes tyre, E sa u përket atyre që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë kënaqësitë e tyre në xenete.

Ndërsa, ata që nuk besuan dhe përgënjeshtruan argumentet ona, të tillët kanë dënim me nënçmim.

E ata që për hir të All-llahut braktisën atdheun e tyre, (e duke luftuar) u vranë ose vdiçën, All-llahu do t’i shpërblej me shpërblimin më të mirë, e s’ka dyshim All-llahu është më i miri shpërblyes.

Ata do t’i vë në një vend ku do të jenë të kënaqur. All-llahu di më së miri (kush çka merion) dhe është shumë i butë.

Kjo është kështu! E kush ndëshkon tjetrin me të njejtën masë me të cilën ka qenë i ndëshkuar vetë, e pastaj atij përsëri i bëhet padrejtë, All-llahu do ta ndihmojë atë patjetër. All-llahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet.