Showing 1-20 of 29 items.

Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt.

Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t’i mbathën) të mëparëshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do të pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje në rrugën e drejtë.

Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë.

Ai është që në zemrat ë besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahut është shumë i dijshëm dhe shumë preciz.

(E urdhëroi luftën) Edhe për t’i shtie besimtarët dhe besimtaret në Xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë, dhe për t’u shlyer të këqijat e tyre, e kjo është fitore e madhe te All-llahu.

E në anën tjetër, për t’i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u raftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e Xhehennemin e përgatiti për ta, që është vednbanim i keq.

Edhe ushtritë (ndëshkuese) e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut dhe All-llahu është i fuqishëm e i urtë.

Ne të dërguam ty (Muhammed) dëshmitar, përgëzues dhe qortues.

Që ju (njerëz) t’i besoni All-llahut dhë të dërguarit të Tij dhe atë ta përkrahni e ta respeketoni, e (All-llahun) ta madhëroni për çdo mngjes e mbrëmje.

Ata që të zotohen ty, në të vërtetë, ata i zotohen All-llahut, se dora e All-llahut është mbi duart e tyre. E kush e thyen (zotimin), ai e thyen vetëm në dëm të vetin, e kush e znaton atë që i është zotuar All-llahut, Ai do t’i japë atij shpërblim të madh.

Ata beduinë që mbetën pas (nuk erdhën me ty) do të thonë: “Neve na penguan pasurië tona familjet tona, andaj ti kërko falje për neve!” Ata flasin flasin me gjuhët e veta atë që nuk e kanë në zemrat e tyre. Thuaj: “Kush mund ta pengojë dëshirën e All-llahut, nëse Ai dëshiron t’ju përfshijë juve ngonjë dëm, ose nëse Ai dëshiron t’ju gjejë ndonjë e mirë?” Jo, por All-llahu holësisht di për atë që punoni ju.

Por ju menduat se i dërguari dhe besimtarët kurrë nuk do të kthehen të familjet e veta dhe kjo (bindje) në zemrat e tuaja duket e mirë dhe patët mendim të keq, ju ishit popull i shkatërruar.

E kush nuk i besoi All-llahut dhe të dërguarit të Tij, Ne pra, për jobesimtarët kemi përgatitur zjarr shumë të fortë.

Vetëm i All-llahut është pushteti i qiejve dhe i tokës, Ai falë kë të dojë dhe ndëshkon kë të do, All-llahu është mëkatfalës Mëshirues.

Kur të shkoni ju për të mbledhur prenë e luftës, ata që ngelën pas, do të thonë: “Na lejoni edhe ne të vijmë me ju!” Ata duan ta ndryshojnë vendimin e All-llahut! Ti thuaj: “Kurrsesi, ju nuk keni për të ardhur me ne, kështu ka thënë më parë All-llahu!” E ata do t’ju thonë: “Jo, por ju na keni zili!” Po ata janë që kuptojnë pak gjë.

Atyre nga beduinët që ngelën pas, thuaju: “Ju do të ftoheni te një popull luftarak e i fuqishëm, t’i luftoni ata ose të dorëzohen (të pranojnë fenë islame), e nëse përgjigjeni (në thirrje), All-llahu ju jep shpërblim të mirë, e nëse nuk dilni sikurse ngelët pa dalë më parë, Ai ju ndëshkon me një dënim të padurueshëm”,

Nuk është mëkat (të ngelë pa dalë) për të verbërin, për të çalin, e as për të sëmurin. E kush respekton All-llahun dhe të dëruarin e Tij, Ai atë e shtie në Xhennete ku rrjedhin lunenj, e kush ngel prapa, Ai atë e ndëshkon me një dënim të dhembshëm.

Vërtet, All-llahu qe i kënaqur me besimtarët kur ata nën hijen e atij druri zotoheshin ty dhe Ai e dinte se ç’kishin zemrat e tyre, andaj u dhuroi qetësimin dhe së shpejti i shpërbleu me një fitore (çlirimin e Hajberit).

Dhe me pre të tjera të mëdha, të cilat i merrni, All-llahu është i gjithfuqishëm i urtë.

All-llahu u premtoi juve pre të shumta që do t’i merrni, e këtë (të Hajberit) ua shpejtoi dhe pengoi duart e njerëzve kudër jush, e që kjo të jetë një shenjë e mirë për besimtarët e edhe që Ai t’ju drejtojë në rrugën e fortë.