Showing 1-20 of 286 items.

Elif, Lam, Mim.

Ky është libri në të cilin nuk ka dyshim, udhëzues për ata që frikësohen (nga All-llahu).

Të cilët e besojnë të fshehtën , e kryejnë faljen dhe prej asaj që Ne i kemi furnizuar, japin .

Dhe ata të cilët e besojnë atë që t’u shpall Ty, dhe atë që është shpallur para teje, dhe të cilët për ahiretin (botën tjetër) janë të bindur.

Të tillët janë të udhëzuarit nga Zoti i tyre dhe të tillët janë të shpëtuarit.

E për ata që mohuan është njëlloj, ua tërhoqe vërejtjen apo nuk ua tërhoqe, ata nuk besojnë.

All-llahu vëndoi vulë në zemrat e tyre dhe vëshët e tyre, ndërsa në të pamurit e tyre ka një perde, e për ta ka dënim të madh.

Ka prej njerëzve që thonë: “Ne i besojmë All-llahut dhe jetës tjetër (ahiretit)”, por ata nuk janë besimtarë.

(Përpiqen ta) mashtrojnë All-llahun dhe ata që besuan, por nuk mashtrojnë tjetërkë pos vetes, dhe nuk e kuptojnë!

Në zemrat e tyre ka sëmundje, pra All-llahu ua shton sëmundjen, dhe pësojnë dënim të dhembshëm për shkak se përgënjenin .

E kur atyre u thuhet: “Mos bëni ç’rregullira në tokë”! Ata thonë: “Ne jemi vetëm paqësues!”

A nuk janë vërtet ata ç’rregulluesit?; Por nuk kuptojnë!

Dhe kur atyre u thuhet: Besoni sikurse besuan njerëzit! Ata thonë: “A të besojmë ashtu siç besuan mendjelehtit?” A nuk janë vërtet mu ata mendjelehtit?; Por nuk e dinë.

E kur i takojnë ata që besuan thonë: “Ne besojmë!” por kur veçohen me djajt e vet u thonë: “Ne jemi me ju, ne vetëm jemi tallur”.

All-llahu tallet me ta, dhe ua shton të këqiat duke i lënë të bredhin.

Të tillët janë ata që blenë lajthitjen me udhëzimin, pra nuk pati fitim tregëtia e tyre dhe ata nuk qenë të udhëzuar.

Shembulli i tyre është si shembulli i atij që ndezë një zjarr dhe posa ai ndriçon vendin përreth tij, All-llahu ua shuan dritën atyre dhe i lë në errësira, (dhe aty) nuk shohin.

(Janë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, ata nuk kthehen (nga rruga e shtrembër).

Ose (Shembulli i tyre është) si ndonjë shi i rreptë prej së larti me errësirë, me bubullimë e me vetëtimë, e prej frikës së vdekjes, nga rrufeja, ata vejnë gishtat në veshët e tyre. Po All-llahu është rrethues i mosbesimtarëve (atij nuk mund t’i shpëtojë askush).

Vetëtima gati ua merrë të pamurit dhe, saherë që ajo u bënë dritë atyre, ata ecin në te, e kur u errësohet mbesin aty. E sikur të donte All-llahu, do t’ua merrte të dëgjuarit (me krismën e bubullimës) dhe të pamurit (me shkëndijën e vetëtimës). Vërtetë, All-llahu është i plotëfuqishëm për çdo gjë.