Showing 1-20 of 206 items.

Elif, Lam, Mim, Sadë.

(Ky është) Libri, që të është ty, që me të t’u tërheqësh vërejtjen dhe t’i këshillosh besmtarët, pra të mos ketë shtrëngim në gjoksin tënd (për kumtimin e tij).

Përvetësoni atë që ju është zbritur nga zoti juaj, e mos zini miq (përkrahës) pos Tij. Pak është ajo që po merrni përvojë.

Sa fshatra (banorë) kemi shkatërruar (me fajin e tyre) e dënimi Jonë u erdhi natën, a (ditën) kur ishin duke pushuar (duke fjetur).

Kur u erdhi atyre dënimi Jonë, s’kishin ç’të kërkonin tjetër, vetëm të thonë: “Vërtet,ne ishim zullumqarë” (të pranojmë gabimin).

Ne patjetërdo të marrim në përgjegjësi ata, të cilëve u është dëguar (pejgamber), e do t’i marrim në pyetje edhe të dërguarit.

Dhe duke e ditur mirë Ne do t’u rrëfejmë atyre (për atë që punuan), se Ne nuk ishim që mungonim (ishim të pranishëm).

Atë ditë eshimi (masa) është i drejtë. Atij që i rëndohen peshojat ,ata janë të shpëtuar.

Kujt i vijnë lehtë peshojat, ata e humben vetveten, ngase i refuzan argumentet Tona me të padrejtë.

Ne ju vendosëm në tokë dhe ju mundësuam jeesën (mjetet për të jetuar), e pak prej jush po falënderoni.

Ne ju krijuam pastaj ju dhamë formën, e mandej ngjëjve u thamë: “bëni sexhde për Ademin”. Ata i bënë sexhde pos Iblisit. Ai nuk qe prej atyre që bënë sexhde.

(All-llahu) tha: “çka të pengoi ty të bësh sexhde, kur Unë të urdhërova?” Ai (Iblisi) tha: “Unë jam më i vlershëm se ai, më krijove mua nga zjarri, e atë e krijove nga balta!”

(All-llahu) Tha: “Zbrit nga ai (Xhenneti), nuk të takon të bësh kryelartësi në të, dil jashtë, s’ka dyshim ti je i poshtëruar”.

(Iblisi) Tha: “Më afatizogjer ditën kur ringjallen (njerëzit)!”

(All-llahu) Tha: “Ti je i Afatizuar!”

(Iblisi) Tha: “Për shkak se më humbe mua, unë do t’u ulem atyre (do t’u zë pusi)në rrugën Tënde të drejtë,

Mandej, do t’ju sillem atyre para, prapa,ga edjathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjejsh që të falënderohen (të besojnë)!”

(All-llahu) Tha: “Dil nga ai (Xhenneti), i urrjetur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur Xhehennemin me të gjithë ju.

(Ne i thamë) o Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes suaj).

Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t’ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të muluara dhe tha: “Zoti juaj nuk ua ndaloi ju dyve atë pemë vetëm që të mos bëhi meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshmëve .