Showing 21-40 of 69 items.

Ai ndëshkon atë që do dhe mshiron kë të dojë dhe te Ai do të silleni.

Ju nuk keni mundësi ta bëni të paaftë (Zotin tuaj t’ju dënojë) as në tokë e as në qiell, dhe përpos All-llahut, nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar”.

E ata që nuk besuan argumentet e All-llahut dhe takimin me Të, të tillët kanë humbur shpresën nga mëshira Ime dhe aa i pret dënimi i hidhur.

Po përgjegjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thotë: “Mbytnie atë (Ibrahimin) ose digjnie!” Mirëpo, All-llahu e shpëtoi atë prej zjarrit. Pë një popull që beson, këtu vërtet ka fakte bindëse.

Ai (Ibrahimi) tha: “Ju përqafuat, veç All-llahut, idhuj vetëm sa për bashkëjetesë mes jush në jetën e kësaj bote, e në ditën e kijametit (ndryshon gjendja) ju do të refuzoni njëri-tjetrin dhe do të mallkoni njëri-tjetrin; fundi juaj është zjarri, për ju nuk do të ketë ndihmëtarë”.

Atij (Ibrahimit) i besoi Luti, e ai (Ibrahimi) tha: “Unë shpërngulem atje ku më udhëzoi Zoti im, Ai është i gjithfuqishëmi, i urti”.

Dhe Ne i dhuruam atij Is-hakun dhe Jakubin, e në pasardhësit e tij shpallëm pejgamberllëkun dhe librin e shenjtë (librat e shpallura), atij i dhamë shpërblimin në këtë botë , kuse në botëm tjetër do të jetë ndër të mirët e përsosur.

(Dërguam) Edhe Lutin, i cili popullit të vet i tha: “Ju, bëni aq punë të shëmtuar sa askush para jush nga tërë bota nuk e ka bërë”.

Ju jeni që kontaktoni meshkujt, që sulmoni njerëzit në rrugë, që në vendtubimet tuaja bëni punë të ndyta. Përgjegjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm të thonë: “Nëse e thua të vërtetën, na silldënimin nga All-llahu?”

Ai tha: “O Zoti im, më ndihmo kundër popullit të prishur!”

E kur të dërguarit tanë (engjëjt) i erdhën me myzhde Ibrahimit, i thanë: “Ne jemi shkatërrues të banorëve të këtij qyteti, pse banorët e tij janë mizorë!”

Ai (Ibrahimi) tha: “Aty është Luti!” Ata i thanë: “Ne e dimë edhe më mirë se kush është aty, atë dhe familjen e tij do ta shpëtojmë përveç gruas së tij, ajo do të mbetet me të zhdukurit”.

E pasi të dërguarit tonë i erdhën Lutit, ai për shkak të tyre u shqetësua dhe u ngushtua, po ata i thanë: “Mos ke frikë, as ms u pikëllo, ne të shpëtojmë ty dhe familjen tënde, përveç gruas sate që do të mbetet me të dënuarit”.

Ne mbi banorët e këtij qyteti do të lëshojmë një dënim nga qielli për shkak se ata bëjnë punë të liga.

E nga ai vend Ne kemi lënë gjurmë për një popull që mendon.

E në Medjen (dërguam) vëllaun e tyre Shuajbin dhe si u tha: “O populli im, adhuronie vetëm All-llahun dhe kinie rikën ditën e fundit, e mos e teproni si shkatërrues në tokë!”

Po ata e përgenjështruan, andaj i përfshiu tërmeti dhe aguan të shtangur (të ftohur e të vdekur) në shtëpitë e tyre.

(I shkatërruam) Edhe Adin e Themudin, e venbanimet e tyre janë të qarta për ju. Djalli ua pat zbukuruarveprat e tyre dke i shmangur nga e vërteta, edhe pse e shihni atë.

Edhe Karunin, faronin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën t’i shptojnë dënimit.

Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharrum në tokë dhe disa përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë padrejt, por ata vetës së tyre i bënë padrejtë.