Showing 1-20 of 35 items.

Ha, Mimë.

(Ky) Libër i shpallur prej All-llahut, të fuqishmit, të urtit.

Ne nuk i krijuam qiejt e tokën dhe atë që ekziston ndërmjet tyre, përpos me qëllim dhe për një afat të caktuar, kurse ata që nuk besuan nuk i vunë veshin asaj me çka u tërhiqet vërejtja.

Thuaj: “Më thuani për ata që pos All-llahut i adhuroni, më tregoni se çka krijuan ata në tokë dhe a kanë pjesëmarrje në (krijimin në) qiejtë? Nëse e thoni të vërtetën, më sillni ndonjë libër para këtij ose ndonjë gjurmë të mbetur prej diturisë”.

Kush është më i humbur se ai që pos All-llahut lut diç që nuk i përgjigjen atij deri në kijamet, pse ata (që luten) janë gafilë ndaj lutjes së tyre.

E kur do të tubohen njerëzit, ata (zotat e tyre) do të jenë armiq të tyre (të adhuruesve) dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre (të idhujtarëve).

Dhe kur atyre u lexoheshin ajetet Tona të qarta, ata të vërtetës (Kur’anit) që u erdhi, i thanë: “Kjo është magji e hapët!”

Ose i thonë se ai (Muhammedi) e trilloi. Thuaj: “Nëse unë kam trilluar atë, ju nuk keni mundësi asgjë të më mbroni prej All-llahut. Ai e di më së miri se çka i mveshni ju atij, por mjafton që Ai është dëshmitarë ndërmet meje e ndërmjet jush, Ai është mëkatfalësi, Mëshiruesi”.

Thuaj: “Unë nuk jamë risimtar prej të dërguarve, e nuk e di se çka do të bëhet me mua e as me ju, unë nuk ndjek tjetër vetëm atë që më shpallet, unë nuk jam tjetër pos i dërguar që ju trheq qartas”.

Thuaj: “Më tregoni mua se nëse ai (Kur’ani) është rej All-llahut, e ju e mohua (si do të jetë puna e juaj), ndërsa një dëshmitar nga beni israilët e dëshoi si të tillë (të zbritur prej All-llahut) dhe i besoi, kurse ju bëtë kryelartësi (a nuk jeni zulllumqarë)?” E, s’ka dyshim se All-llahu një popull që është mizor, nuk e udhëzon në rrugën e shpëtimit.

E ata që nuk besuan, atyre që besuani thanë: “Sikur të ishte ai (Kur’ani - feja) ndonjë e mirë, ata nuk do ta përqafonin para nesh!” E dersa nuk drejtohen me të (Kur’anin), ata do të thonë: “Ky është trillim i kahershëm”.

E para tij ishte libri i Musait, prijës dhe mëshirë, e edhe ky është libër që vërteton (librin e Musait), është në gjuhën arabe për t’ia tërhequr vërejtjen atyre që nuk besuan, kurse myzhde për besimtarët.

Ata që thanë: “All-llahu është Zoti ynë dhe qëndruan besnikrisht, për ta nuk ka frikë dhe ata nuk do të pikëllohen.

Të tillët janë banues të Xhennetit, aty do të jenë përgjithonë, atë e kanë shpërblim pë veprat që i bënë.

Ne e urdhëruam njeriun t’u bëjëmirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lndi, e bartja e tij dhe gjidhënia e tij zgjat tridjetë muaj (e ai vazhdon të jetojë) derisa të arrijë pjekurinë e vet dhe kur t’i mbush dyzet vjet ai thotë: “Zoti im, më inspiro mua që të falënderoj për të mirën tënde që ma dhurove mua dhe prindërve të mij, që të bëj vepra të mira që i pëlqen Ti dhe m’i bën të mirë pasardhësit e mij, unë pendohem te Ti dhe unë jam me myslimanët.

Të tillët jan ata që Ne ua pranojmë në mënyrë më të mirë atë që punuan, ua kapërcejmë të këqijat e tyre duke rradhitur me banuesit e Xhennetit. (Ky është) Premtim i vërtetë që u është premtuar.

E ai që prindërve të vet u thotë: “Oh, përr ju!, a më premtoni mua se do të ringjallem, kur sa e sa gjenerata kanë kluar para meje (e nuk u ringjallën)?” E ata të dy e lusin All-llahun ta udhëzojë (duke i thënë atij) “I mjeri ti, beso, se premtimi i All-llahut është i saktë!” po ai thotë: “Kjo nuk është tjetër vetëm se legjendë e të lashtëve!”

Ata janë të tillë, kundër të cilëve a marrë fund vendimi (të jenë banues të zjarrit) si në popujt nga exhinët dhe njerëzit që kaluan para tyre, sepse ata ishin të humbur.

E, secilit sipas veprave që i takon shkalla, e shpërblimi për veprat e tyre do t’u plotësohet e nuk u bëhet padrejtë.

E në ditën kur ata që nuk besuan paraqiten pranë zjarrit (e u thonë): ju i shfryëzuat të mirat në jetën e dynjasë dhe i përjetuat ato, e sot, për shkak se keni bërë mendjemadhësi në tokë pa të drejtë dhe për shkak se nuk respektuan urdhërat e Zotit, do të shpërbleheni me dënim nënçmues.