Showing 1-20 of 60 items.

Për erërat që ngrehin dheun dhe shpërndajnë.

Për retë që e bartin shiun e rëndë.

Për anijet që lundrojnë lehtë.

Për engjëjt që bëjnë ndarjen e çështjeve.

S’ka dyshim se ajo qe u premtohet është e vërtetë e sigurt.

Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodhë pa tjetër.

Për qiellin plot rrugë.

Ju gjendeni në nje thënie kontradiktore,

Nga ai (besimi) zbrapset ai që ishte zmbrapsur.

Mallkuar qofshin gënjeshtarët!

Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri).

E pyesin: “Kur është dita e gjykimit?”

Dita kur ata digjen në zjarr.

Përjetonie dënimin tuaj, ky është ai që kërkonit t’ju shpejtohet.

Të devotshmit janë në kopshte e burime.

Të kënaqur se kanë shtënë në dorë atë që u dha Zoti i tyre, ata edhe më parë (në dynja) ishin mirëbërës.

Ata qenë të cilët pak flinin natën.

Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkata.

Dhe në pasurinë e tyre kishin përcaktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin (që ka nevojë por nuk lyp).

Edhe në tokë ka argumente për ata të bindurit.