Showing 1-20 of 42 items.

Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye.

Ngase atij i erdh i verbëri.

E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet.

Apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi!

E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri,

Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)!

Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet.

Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti,

Dhe meqë ai frikësohet,

E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij),

Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.

Kush do merr mesim nga kjo (nga Kur’ani).

Është këshillë në flet të çmueshme.

Me vlerë të lartë e të ruajtur.

Në duar të udhëtuesve (engjëjve udhëtues mes All-llahut e njerëzve).

Të nderuar e të ruajtur.

Qoftë mallkuar njeriu, sa mohues i fortë është ai!

Po prej çkafi e krijoi Ai atë?

Atë e krijoi prej një pike uji dhe e përgatiti.

Pastaj atij ia lehtësoi rrugën.